19 Prill 2024

GNK për zgjidhje të përkohshme për veriun

Prishtinë, 15 mars - Në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me titull “Veriu i Kosovës: Sovraniteti i dyfishtë në praktikë”, vlerësohet se “Përderisa të mos gjendet një zgjidhje përfundimtare politike, palët duhet të kërkojnë zgjidhje të përkohshme dhe fleksibile për përmirësimin e sundimit të ligjit, grumbullimin e të hyrave doganore dhe gjetjen e ndihmave financiare për veriun”.
 
Veriu i Kosovës nuk paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën, prandaj atje duhet kërkuar zgjidhje të përkohshme deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje ka thënë Drejtori Ekzekutiv për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtarë të Krizave, Marko Prelec.
Prelec i bëri këto komente në një bisedë për Zërin e Amerikës, pak kohë pasi që Grupi Ndërkombëtarë i Krizave publikoi raportin e tij me titullin “Veriu i Kosovës: Sovraniteti i Dyfishtë në Praktikë”.

Në këtë raport thuhet se mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë, që mbajnë Ballkanin Perëndimor të ndarë dhe të pasigurt, qëndrojnë në problemet në komunat veriore të Kosovës. Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, duket që në muajt e ardhshëm do të trajtojë bashkëpunimin rajonal, komunikacionin, lirinë e lëvizjes dhe sundimin e ligjit.

Prelec ka thënë se Prishtina dhe Beogradi nuk synojnë të hapin çështjen e veriut në këtë periudhë të bisedimeve dhe për këtë nuk do të jenë të inkurajuara as nga bashkësia ndërkombëtare.

“Arsyeja e bisedimeve është që në fund të fundit të arrihet në atë pikë kur Prishtina dhe Beogradi mund të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura, që do të thotë se Kosova dhe Serbia duhet të njohin njëra tjetrën, të vendosin se si do ta bëjnë këtë, dhe të vendosin çfarë të bëjnë me veriun, por kjo do të zgjasë disa vite”, ka thënë Prelec duke përsëritur se veriu nuk është rrezik ekzistencial për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)