24 Prill 2024

Gjykata Kushtetuese në hall me privilegjet e deputetëve

Prishtinë, 4 gusht - Gjykatës Kushtetuese i ka dalë më shumë telash që t’i sqarojë të drejtat dhe privilegjet e deputetëve, sesa t’i rrëzojë dy presidentë shteti.

Ka nëntë muaj që kur Avokati i Popullit ka kërkuar të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së pesë neneve të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve dhe kjo gjykatë ende vazhdon të kërkojë materiale nga Kuvendi i Kosovës, me synim që ta formësojë opinionin e saj.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, së fundmi, i është drejtuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi me një shkresë të re, nëpërmjet së cilës ka kërkuar nga Kuvendi, që t’i dorëzojë Gjykatës nga një kopje të të gjitha materialeve që kanë të bëjnë me nenet 14, 22, 24, 25 dhe 27, të cilat janë kontestuar nga Ombudspersoni dhe nga 11 organizata joqeveritare.

“Gjykata dëshiron të shohë kopjet e të gjitha punëve përgatitore të Kuvendit, procesverbalet e të gjitha takimeve dhe tërë korrespodencën lidhur ne nenet e sipërpërmendura(14, 22, 24, 25 dhe 27 v.j), duke përfshirë informacionet se kush e propozoi projektligjin, sa lexime kishte pasur për projektligj para se ai të miratohej dhe cili ishte roli i grupit punues për politikën e pensioneve lidhur me miratimin e këtij ligji. Përveç kësaj, të gjitha informacionet lidhur me arsyet pse ligji ishte hartuar që të ishte retroaktiv dhe arsyen për datën e retroaktivitetit në këtë ligj”, thuhet në shkresën që ia ka dërguar Hasani kreut të Kuvendit, shkruan Koha Ditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)