25 Prill 2024

Gjobat e zgjedhjeve, të pashlyera

Prishtinë, 6 korrik - Subjektet politike janë ato që më së shumti bëjnë thirrje për t’u respektuar ligji, por, kur vjen puna që ta respektojnë ato e shkelin atë.

Zgjedhjet në Kosovë ka kohë që kanë përfunduar, por partitë politike vazhdojnë të mos kryejnë detyrimet e tyre ligjore.

Një bilanc i gjobave të shqiptuara nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa tregon se pikërisht subjektet më të mëdha janë njëkohësisht edhe shkelësit më të mëdhenj të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Partia Demokratike e Kosove ende nuk e ka paguar shumën prej 148 mijë euro, e po ashtu as Lidhja Demokratike e Kosoves  me 88 mijë euro.

Po ashtu dhe AAK që ka një gjobë prej më shumë se 77 mijë euro, e as Aleanca per Kosoven e Re me rreth 39 mijë euro, nuk i kanë shlyer detyrimet ligjore.

Nga partitë që janë në parlament, vetëm Lëvizja Vetëvendosje, një parti turke, dhe një serbe, SLS, kanë shlyer obligimet e tyre ligjore.

Pavarësisht kësaj, sipas të dhënave të PZAP-së, janë 365 mijë e 150 euro, që ende nuk janë paguar.

Në këtë situatë e vetmja mënyrë duket të jetë që subjektvet politike që kanë borxhe, të mos u jepen paratë që u takojnë nga “Fondi për mbështetje të subjekteve politike”.

Zyra për çertifikim të subjekteve politike, pritet që javën tjetër t’i rekomandojë KQZ-së që subjekteve  t’u ndalen shumat nga ky fond.
 
“Ky është rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, i cili do t\'i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbledhjen në fillim të javës së ardhshme, i cili do të vendos për mënyrën dhe zbritjen e shumave të cilat i kanë të ngarkuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa\".

Në bazë të këtij fondi, fjala vjen PDK që ka më së shumti deputetw, i bie të marrë më së shumti para, plot 621 mijë e 639 euro.

Por, nëse KQZ miraton që borxhi të shlyhet duke i’a ndaluar të marrin të hollat nga ky fond, atëherë PDK-së i bie të marrë 473 mijë e 239 euro. Dhe kjo formulë do të përdoret edhe për subjektet tjera që ende nuk i kanë kryer detyrimet ligjore.

/Top Ch/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)