28 Mars 2024

Gjermania mbështetë Kosovën drejt Integrimit Europian

Prishtinë, 10 gusht - Ministrja Çitaku sot ka takuar Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Ernst Reichel me të cilin diskutuan për prioritetet dhe për koordinimin e aktiviteteve nga të dyja anët.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat, posaçërisht në rrugën e Kosovës drejt integrimit Europian.

Ministrja Çitaku uroi Ambasadorin Reichel për detyrën e re dhe potencoi mirënjohjen që Qeveria dhe Populli i Kosovës kanë për përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për të mbështetur Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme. Ministrja gjithashtu, konfirmoi përkushtimin e sajë dhe të institucioneve të Kosovës për marrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për një reformë të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Ambasadori Reichel konfirmoi mbështetjen Gjermanisë për Kosovën rreth procesit të Integrimit Europian, si dhe plotësimit të të gjitha standardeve të nevojshme për një jetë sa më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)