16 Prill 2024

Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën

Prishtinë, 14 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach.
 
Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Steinbach për punën dhe angazhimin e tij gjatë kohës së shërbimit në Kosovë. Ajo e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës në proceset demokratike dhe integruese.
 
Presidentja Jahjaga tha se miqësia e Kosovës me Gjermaninë është e palëkundur dhe e vazhdueshme dhe tha se do të promovojë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.
 
Ambasadori i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach tha se gjatë shërbimit të tij në Kosovë ka kaluar një kohë të jashtëzakonshme dhe sfiduese. Ai e vlerësoi lart mikpritjen e popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj.
 
Ambasadori Steinbach tha se vendi i tij e mbështet fuqishëm Kosovën dhe është i interesuar për të përforcuar marrëdhëniet në të gjitha fushat.

Ai e vlerësoi rrugën që ka kaluar Kosova dhe të arriturat e saj dhe tha se kjo është një shenjë e mirë për të ardhmen e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)