28 Mars 2024

Gjermania: Integriteti i Kosovës nuk vihet në diskutim

Berlin, 15 shkurt - Integriteti i Kosovës nuk vihet në diskutim dhe veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Andreas Peschke.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Peschke ka thënë se, "ata që kanë një qëndrim tjetër përpiqemi t'i bindim që Kosova tashmë ka zënë vend në bashkësinë e popujve dhe se ne e mbështesim atë që të luajë rolin e duhur në nivel rajonal dhe ndërkombëtar".

Peschke po ashtu ka apeluar tek Serbia për më shumë pragmatizëm në lidhje me Kosovën dhe tek Kosova për më shumë shpejtësi në reforma.

"Kjo nuk është një çështje e lehtë për Serbinë. Ne për këtë kemi mirëkuptim. Por apelojmë vazhdimisht tek qeveria e Beogradit që çështjet e hapura në lidhje me Kosovën t'i trajtojë në mënyrë sa më konstruktive dhe pragmatike", ka thënë ai.


Ndërsa, Peschke ia ka rikujtuar Qeverisë së Kosovës se rruga e demokratizimit dhe e reformave nuk ka përfunduar, përkundrazi.

"Shpejtësia e reformave duhet të rritet. Kosova duhet të bëjë hapa përpara edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do ta shoqërojmë atë në këtë rrugë me simpati dhe miqësi dhe do ta mbështesim edhe më tej", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)