26 Prill 2024

Gjermania dëshiron që Kosova të jetë shembull i suksesit

Prishtinë, 22 gusht - Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku priti në një takim anëtarin e Bundestagut Gjerman, z. Peter Weiss, dhe ambasadorin gjerman z. Ernst Reichel.

Ministrja Çitaku rikonfirmoi z. Weiss dhe Z. Reichel përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për arritjen e standardeve Europiane për liberalizim të vizave dhe proceset tjera të integrimit Europian.

Gjatë takimit u diskutua për proceset e integrimit Europian nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe mundësitë për të ardhmen. Ministrja ka njoftuar z. Weiss dhe z. Reichel për arritjet dhe përgjegjësitë e Kosovës dhe të Ministrisë së Integrimit Europian në procesin e Integrimit.

Ministrja Çitaku poashtu ka potencuar ndryshimet në qasjen e Qeverisë se Kosovës ndaj agjendës Europiane e cila vërehet me përkushtimin e të gjitha institucioneve qeveritare në aprovimin e legjislacionit dhe Politikave në kuadër të Ministrive përkatëse. Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duhet të hapet sa më shpejt duke marrë në konsideratë se të gjitha kushtet për fillimin e këtij procesi tashmë janë realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërsa anëtari i Bundestagut Gjerman, z. Peter Weiss, ka falënderuar Ministren Çitaku për pritjen si dhe ka ofruar mbështetjen e tij dhe të Qeverisë Gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke vlerësuar lartë përkushtimin e saj dhe të vendit tonë në mënyrë që Kosova suksesshëm të ecën përpara drejt integrimit Europian dhe se Gjermania dëshiron që Kosova të jetë një shembull e suksesit si shtet funksional dhe demokratik. Nga ana e tij ambasadori Gjerman z. Ernst Reichel, mbështeti pohimet e z. Weiss dhe të ministres Çitaku se Kosova është në rrugë të duhur dhe se Gjermani do të jetë pranë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)