28 Mars 2024

Gërxhaliu: Perspektiva e Ballkanit peng i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia

Prishtinë, 13 gusht - Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është peng i mosnjohjes së avarësisë së Kosovës nga Serbia.

"Rrugëtimi i Kosovës drejt familjes evropiane është i pazëvendësuar dhe në këtë drejtim partneriteti dhe bashkëpunimi rajonal është i pa alternativë. Mirëpo ky partneritet duhet të ndërtohet në barazi politike ekonomike me të gjitha vendet anëtare. Këtë e dëshmon edhe themelimi i Bashkimit Evropian në vitin 1958, edhe Beneluksi dhe iniciativat e tjera të sukseshme evropiane. Për fat të keq Kosova në iniciativa të ndryshme në rajon nuk është i barabartë me vendet e tjera dhe këtë situatë e rëndon më shumë mosnjohja e realitetit në të Kosovës nga Serbia dhe një politikë agresive ndaj Kosovës që po shfaqet kohët e fundit", tha ai.

Sipas tij Kosovës nuk duhet i duhet politika refuzuese, por politikë argumentuese dhe të jetë në koordinim me miqt ndërkombëtar në krye me ShBA.

"Procesi i Berlinit, Marrëveshja e Uashingtonit dhe Marrëveshjet e Sofjes të vitit 2020, sa i përket katër lirive të lëvizjes të Ballkanit Perëndimor dhe Marrëveshja për tregun rajonal duhet të jenë në agjendën e qeverisë së Kosovës", tha ai.

Gërxhaliu ka folur edhe për bashkëpunimin  Kosovë Shqipëri e që sipas tij liderët e dy vendeve duhet të lënë anash inatet e tyre politike.

"Liderët duhet të kuptojnë se mbi interesat e tyre politike duhet të jenë interesat kombëtare, sepse përafrimi interesave të dy shteteve të një kombi të ndarë do të forcojë besimin tek qytetarët dhe në të njëjtën kohë do të përforcojë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare", tha Gërxhaliu.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)