18 Prill 2024

Gërvalla: Procesi i Berlinit ofron siguri, iniciativat rajonale janë të dëmshme

Prishtinë, 20 tetor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot një takim virtual me Ministren e Mbretërisë së Bashkuar për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, znj. Wendy Morton.

Gërvalla ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e madhe që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Kryediplomatja Gërvalla, e ka njoftuar ministren Morton, me angazhimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe synimin për krijim të sa më shumë vendeve të reja të punës.

Në të njëjtën kohë, e ka informuar rreth zhvillimeve në politikën e jashtme të Kosovës dhe prioriteteve të Ministrisë së Jashtme.

Temë ishte edhe bashkëpunimi rajonal.

Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj arritjes së marrëveshjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit, duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Janë të panevojshme dhe madje të dëmshme iniciativat rajonale, të cilat përpiqen të paraqiten si alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe madje edhe ndaj BE-së”, ka shtuar ajo.

Nga ana e saj ministrja Morton, ka ritheksuar qëndrimin mbështetës të Mbretërisë së Bashkuar për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)