29 Mars 2024

Gërvalla pret në takim një grup studentësh nga Universiteti i Vjenës

Prishtinë, 17 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim një grup studentësh të nivelit Master nga Universiteti i Vjenës, të shoqëruar nga profesori Manfred Nowak.

Me këtë rast ministrja Gërvalla, ka shpjeguar para studentëve angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përgjithësi si dhe çështjet e politikës së jashtme në veçanti.

Ajo ka promovuar potencialet dhe karakteristikat e vendit duke veçuar faktin që Kosova si shteti më i ri në Evropë ka edhe popullsinë më të re.

“Ne kemi një rini të zellshme, mirë të edukuar dhe me vizion”, ka theksuar ajo, duke përmendur fokusin e të rinjve të Kosovës në fushën e teknologjisë informative dhe arritjet në këtë drejtim.

Gjithashtu i ka njoftuar se politika e jashtme e Kosovës synon identifikimin gjithnjë e më të fortë të Kosovës me kulturën e saj, si dhe promovimin e mundësive të bashkëpunimit ekonomik të Republikës së Kosovës me investitorë të huaj.

Ministrja Gërvalla i është përgjigjur interesimit të madh të studentëve që të dinë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimet aktuale në vend, zhvillimet në sektorë specifik dhe mundësitë e promovimit të tyre, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe botën akademike, e shumë çështje të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)