25 Prill 2024

GAP prezanton përmbushjet e premtimeve të krytarëve të komunave

Prishtinë, 16 shtator - Instituti GAP organizon konferencë për media me temë "Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”.

GAP do të prezantoj të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit të tyre katër vjeçar 2017-2021.

Tash e disa vite, Instituti GAP bën monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës duke i publikuar ato në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave”.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.

GAP ka monitoruar nivelin  e përmbushjes së premtimeve në 26 nga 38 komunat.

Ky është përditësimi i fundit i premtimeve për këtë mandat i cili është bërë në bashkëpunim edhe me organizatat lokale.

Në këtë konferencë për media do të shpalosen të dhëna për numrin e premtimeve të dhëna dhe sa janë përmbushur ato nga kryetarët akutalë, fushat që kanë pasur nivel më të lartë të përmbushjes dhe fushat me nivel më të ulët të përmbushjes së premtimeve zgjedhore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)