23 Prill 2024

Ftohen fëmijët të paraqesin vizionin për barazinë gjinore

Prishtinë, 8 mars - Bashkimi Evropian këtë vit edhe një herë ka sjellë në lojë krijimtarinë e fëmijëve të Kosovës. Fëmijët e moshës 8 deri 10 vjeç ftohen që përmes vizatimeve të paraqesin vizionet e tyre për barazinë gjinore.

Komisioni Evropian me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars 2011, organizon konkursin botëror për vizatimet e fëmijëve me temën e barazisë gjinore, i cili tashmë ka pesë vite që organizohet.

Tema e konkursit të këtij viti është \"Na ishte një herë një vogëlush dhe vogëlushe, të cilët së bashku dëshironin ta bënin botën një vend më të mirë ...”.  Në Kosovë ky konkurs është lansuar nga Zyra ndërlidhëse e KE-së në praninë e fëmijëve dhe mësimdhënësve, institucioneve dhe organizatave relevante qeveritare.  Fëmijët ftohen që vizatimet e tyre ku ilustrohet barazia gjinore t’i dorëzojnë në Zyrën ndërlidhëse të KE-së në Prishtinë, deri më 20 maj 2011.  Në verë të vitit 2011 do të organizohet një manifestim festues për 10 finalistët nga Kosova dhe shokët e tyre të klasës.

Veç kësaj, dy vizatime fituese nga secili regjion do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga fëmijë nga mbarë Evropa.  Fituesve do t’i ndahet një çmim në vlerë 1.000 euro për secilin regjion. Vizatimet fituese do të paraqiten në një broshurë e cila do të shpërndahet në shkollat e vendeve pjesëmarrëse.

Barazia ndërmjet grave dhe meshkujve është e drejtë fundamentale, vlerë e përbashkët e BE-së dhe një kusht i domosdoshëm për arritjen e objektivave të BE-së për rritje, punësim dhe kohezion social. 

BE-ja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në vitin 2007 ka lansuar Konkursin e Vizatimeve për barazi gjinore, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së fëmijëve për çështjet gjinore në mbarë botën. 

Që nga atëherë, në konkurs kanë marrë pjesë më shumë se 60.000 fëmijë nga të gjitha këndet e botës.  Dhjetë-vjeçari nga Peja, Lorik Kelmendi, është zgjedhur finalist në nivel botëror në vitin 2009.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)