19 Prill 2024

Friedrich Naumann Stiftung përkrahë AKR-në

Prishtinë, 5 Maj - Udhëheqësi i Fondacionit Friedrich Naumann Stiftung  për Kosovë, Shqipëri, Mal të zi, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje, Dr Christian Christ –Thilo i cili ishte e dhe pjesë e delegacionit  Gjerman në Kosovë, vizitoi AKR-në ku u prit nga ushtruesi I detyres së Presidentit të Akr-se z. Ibrahim Makolli dhe Sekretari për marrëdhënie me Jashte z. Gezim Mehmeti.

Z.Thilo shprehu gadishmërinë për vazhdimin e sukseshem të bashkpunimit në të ardhmen dhe përkrahje nga Fondacioni për zhvillimin politik të strukturave të AKR-së dhe politikave liberale. Ushtruesi i detyrës së Presidentit të AKR-së z. Ibrahim Makolli falenderoi zyrtarët e fondacionit për ndihmen në shumë aspekte që i jepet  AKR-së për forcimin e demokracisë liberale, zhvillimin e politikave dhe projekteve të shumta me forumin rinor, të gruas dhe pensionistëve.

AKR-ja dhe FNST-ja  diskutuan  për avancimin e Rrjetit liberal të asambleisteve të AKR-së në Kuvendet Komunale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)