28 Mars 2024

Franca përkrah Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike

Prishtinë, 24 korrik - Pierre Lellouche, sekretar Shteti për Çështje Evropiane i Republikës së Francës ka shprehur sot përkrahjen e Francës për proceset integruese nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ka theksuar rëndësinë e mendimit të djeshëm këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjatë takimi me Ministrin e Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, sekretari Lellouche ka theksuar se për të qenë Kosova tregim i suksesit duhet të punohet në funksionalizimin e shtetit, respektimin dhe implementimin e rendit dhe ligjit, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe duhet të sigurohen të drejtat e komuniteteve posaçërisht komunitetit serb.

Ministri i Integrimit Evropian Besim Beqaj gjatë takimit ka theksuar qe institucionet e Kosovës vlerësojnë lartë përkrahjen që vendi i ynë e ka pas nga Republika e Francës, si njëri ndër themeluesit e Unionit Evropian dhe NATO dhe ka theksuar se integrimet evropiane janë prioriteti më i lartë i Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se aktualisht para Qeverisë janë tri prioritet parësore – procesi i liberalizimit të vizave, reforma e administratës publike dhe implementimi i rendit dhe ligjit.

Ministri Beqaj informoi zotin  Lellouche mbi aktivitete ndërmarra nga ana e institucioneve të vendit, duke theksuar se janë plotësuar kushtet e kërkuara që Kosova të merr udhërrëfyesin e  procesit të  liberalizimit të vizave dhe se pret që kjo të ndodh në një afat të shkurtër.

Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë sekretari Lellouche është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)