03 Gusht 2021

Franca e Austria japin mbështetje për Kosovën

Prishtinë, 21 mars - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë telegrame urimi nga kryeministri i Francës, François Fillon dhe kancelari austriak, Werner Faymann, me rastin e formimit të kabinetit të ri qeveritar.

Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë një urim nga kryeministri i Francës, Fransoa Fijon, i cili përmes një letre përcjell urimet më të mira për zgjedhjen për kryeministër dhe konsolidimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Fijon shpreh mbështetjen e Francës në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të përafrimit të Kosovës me BE në, si dhe shpreh bindjen që ”Qeveria e Kosovës, në të cilën janë përfshirë edhe përfaqësuesit e minoriteteve, nën drejtimin e kryeministrit Thaçi do të vazhdojë të angazhohet me vendosmëri për konsolidimin e institucioneve dhe të sundimit të ligjit dhe në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Fijon gjithashtu shpreh rëndësinë e dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mbështetje të BE së me qëllim të përmirësimit të jetës së të dy popujve dhe të stabilitetit të rajonit.

Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë edhe një telegram urimi për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga homologu i tij austriak, kancelari Verner Fajman.

Kancelari Fajman pasi uron kryeministrin Thaçi për rizgjedhjen e tij dhe formimin e kabinetit qeveritar, shpreh bindjen se marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Austrisë do të thellohen, duke ndërtuar një bashkëpunim të frytshëm në të gjitha çështjet me interes të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)