29 Mars 2024

FOL: Qeveria asnjë vendim për luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 21 shtator - Lëvizja "Fol", ka publikuar të martën një raport për muajin gusht, në të cilin konstaton se gjatë këtij muaji asnjë vendim i qeverisë nuk ishte në drejtim të luftës kundër korrupsionit.

Sipas kësaj lëvizjeje çështja për luftim të korrupsionit po mbizotërohet nga çështje politike.

Lëvizja ''Fol'', pas monitorimit që u bëri aktiviteteve të institucioneve përgjegjëse për luftimin e dukurisë së korrupsionit, thotë se shikuar në përgjithësi, lufta kundër korrupsionit në Kosovë, nuk ka zënë vendin e duhur në aktivitetet e institucioneve përgjegjëse.

Armend Mazreku, anëtar i kësaj lëvizje, tha se nga 34 vendime të Qeverisë së Kosovës, as edhe një i vetëm nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ajo çfarë vërehet është që çështjet makropolitike siç janë sovranitetit, integriteti territorial, anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare, po ashtu edhe çështja e Mitrovicës së veriut, janë duke mbipeshuar çështjen e luftimit të korrupsionit”.

Kjo, sipas Mazrekut, dëmton jetën e qytetarit por edhe proceset demokratike në vend. Gjetjet e raportit flasin për mungesë aktiviteti në luftë kundër korrupsionit edhe të sistemit gjyqësor sikundër edhe të EULEX-it. Mazreku thotë se vërehet që për shkak të ruajtjes së stabilitetit politik, EULEX-i nuk po e kryen detyrën e tij sipas kompetenecave që ka për luftimin e korrupsionit.

“EULEX-i vetëmjaftohet duke thënë se do të vjen koha kur ne do ta luftojmë korrupsionin, por ende realisht nuk kemi parë diçka që ka ndërmarrë. Çoftë në hetimet që ëshët duke zhvilluar, çoftë edhe me paralajmërimet e bëra nga ana e tyre”.

Lëvizja "Fol" nuk ka mundur të bëjë një krahasim se kush është më aktiv në këtë luftë: Qeveria apo EULEX-i. Ndryshe, ky projekt është përkrahur nga USAID-i nëpërmjet Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)