25 Prill 2024

Finlanda përkrahë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Prishtinë, 14 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës, Tarja Fernandez.

Presidentja Jahjaga, e falënderoi zonjën Fernandez për punën dhe angazhimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë.

Ajo tha se mbështetja e Finlandës për Kosovën në të kaluarën dhe në vazhdimësi është e një rëndësie të madhe, veçanërisht në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Presidentja Jahjaga tha se është me rëndësi përkrahja e Finlandës për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për njohjet e reja për vendin.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës, Tarja Fernandez tha se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe posaçërisht do të përkrahë procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo tha se Finlanda mban qëndrimin se integriteti territorial i Kosovës është i paprekur dhe se është e një rëndësie që ndërtimi i shtetit shumëkombësh të ketë sukses. 

Fernandez tha se vendi i saj angazhohet që përkushtimi për zgjerimin e Bashkimit Evropian të vazhdojë të jetë i fuqishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)