12 Gusht 2022

Finlanda optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë, 4 korrik - Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim, tha ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen.

Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 korrik, Tuppuraine tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor.

“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Unë thash që tani është koha tani dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizet përpara."

"Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në këtë drejtim. Kështu që unë mund të them se jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje dhe besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive”, tha ajo.

Tuppuraine së bashku me ministri e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, po qëndrojnë në Prishtinë, dhe folën për gazetarët pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Kosova është shteti i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave për udhëtim në zonën Shengen. Kosova ka përmbushur kriteret e BE-së për këtë proces dhe Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rekomanduar një vendim pozitiv për këtë çështje, por një vendim për vizat ende nuk është marrë.

Ministrat e Finlandës dhe Irlandës, gjatë konferencës në Prishtinë mbështetën dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, duke thënë se presin që të arrihet përparim më i madh në këtë proces.

Sipas Byrne, dialogu është platforma më e mirë për të zgjidhur dallimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës.

"Ne e dimë në Irlandë që mund të jetë një rrugë e vështirë për pajtimin sepse kërkon durim dhe çdo marrëveshjes e paqes ka kompromise për të gjitha anët. Kjo është edhe në marrëveshjen që kemi pasur me Irlandën Veriore”, tha ai.

Kosova dëshiron që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)