28 Mars 2024

Finlanda e përkushtuar për ta vazhduar përkrahjen për Kosovën

Prishtinë, 25 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim zonjën Tara Laitiainen ambasadore e Finlandës në Sofje, jorezidente për Kosovën.

Në takim, Presidenti Pacolli e falënderoi ambasadoren Laitiainen për ndihmën e pakursyeshme që Finlanda ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon të japë për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Presidenti Pacolli theksoi se, pos aspekteve të tjera, Finlanda ka dhënë kontributin e saj edhe përmes pjesëmarrjes së ushtarëve të saj të kuadër të forcave të KFOR-it, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, si dhe kanë ndihmuar me shumë projekte dhe janë shumë të dashur e të respektuar nga qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka folur në takim edhe punën që po bëjnë institucionet e Kosovës në kapërcimin e një varg sfidash që ka vendi përpara, si në sferën politike ashtu edhe në sferën e zhvillimit ekonomik, gjithnjë duke pasur synim krijimin e mundësisë për lëvizje të lirë të njerëzve, ideve e kapitalit, si dhe integrimin sa më të shpejtë të vendit në institucionet euroatlantike.

Nga ana e saj, ambasadorja Tara Laitiainen theksoi se vendi i saj është i përkushtuar për ta vazhduar përkrahjen për Kosovën, në të gjitha fushat, qoftë përmes prezencës konkrete në Kosovë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë, qoftë në forma të tjera, me angazhimet në institucione të ndryshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë dhe hapjes së perspektivës evropiane për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)