24 Prill 2024

Filluan përgaditjet për proceset zgjedhore të Partisë “Guxo”

Prishtinë, 4 maj - Për opinionin tuaj, në vazhdën e takimeve me strukturat e “Guxo”, si dhe takimit koordinues që kishim sot me përfaqesues të “Guxo” nëpër Komuna, filloi raundi i parë i përgaditjeve për përcaktimin e Kuvendeve të para të degëve në qytetet e Kosovës.

Procesi i zgjedhjes së strukturave të degëve, do të fillojë me Kuvendet zgjedhore në; Mitrovicë me datë 28 maj, në Prizren me datë 29 maj dhe në Ferizaj me 11 qershor.

 Zgjedhja e këtyre strukturave do të jetë proces i hapur e transparent për opinionin publik. Pas përfundimit të zgjedhjeve në nivelin e degëve, do të pasojë edhe zgjedhja e strukturave qëndrore të partisë.

“Guxo”, apelon tek të gjithë përkrahësit dhe simpatizuesit e partisë të interesuar për konkurim ne strukturat drejtuese, që të lajmërohen në zyret e partisë në qytetet përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)