20 Prill 2024

Fillojnë përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 16 shtator – Autoritetet kosovare  kanë vendosur që regjistrimi i popullsisë  të mbahet në prill 2011, duke pasur parasysh dispozitën se një vit pas hyrjes në fuqi të planit gjithëpërfshirës, mund të caktohet data e regjistrimit.

Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri,  takoi Pieter Everaers, drejtor i EUROSTAT-it dhe kryesues i Operacionit Ndërkombëtarë për Monitorimin e Regjistrimit të Popullsisë (The International Monitoring Operation IMO). Ministrja Tahiri dhe Everaers, biseduan për punën që është duke u bërë për regjistrimin e popullsisë.

Në fillim të këtij takimi ministrja Tahiri ka shprehur falënderimin për  Everaers në angazhimin e pa rezervë te tij, duke konsideruar partneritetin me EUROSTAT-in dhe Komisionin Evropian si krucial. Ajo ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të realizuar suksesshëm Regjistrimin popullsisë, si një projekt i interesit nacional, i cili do të realizohet në pajtim me standardet ndërkombëtare, duke prodhuar të dhëna të vlefshme e të pranueshme nga të gjitha palët, duke plotësuar mungesën prej tri dekadash të të dhënave statistikore në Kosovë.

Ministrja e MAP-it ka njoftuar kryesuesin e IMO-së, lidhur me komponentat e rëndësishme që kanë të bëjnë me përgatitjet për Regjistrim. Lidhur me komponentin financiare ministrja Tahiri ka njoftuar të pranishmit se tashmë janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë aspekt, përfshirë këtu edhe ndarjen e 3.9 mil. eurove nga Qeveria e Kosovës dhe 2.5 mil euro nga Komisioni Evropian. Me tutje, ministrja tha se MAP ka hartuar legjislacionin e duhur për Regjistrimin e popullsisë dhe Statistikat, në koordinim të plotë më partnerë ndërkombëtar dhe shtoi se
është arritur që këto ligje të futen në listën e ligjeve me prioritet të lartë dhe të përshpejtohen procedurat për miratimin përfundimtar të tyre. “Tashmë Ligji për regjistrimin e popullsisë është në pritje për miratim në parlament, pasi që ka kaluar shqyrtimin e parë, ndërkaq Ligji për statistikat është miratuar në Qeveri dhe presim që të miratohet në Parlament deri ne fund të këtij muaji” ka sqaruar ministrja Tahiri.

Pieter Everaers ka shprehur kënaqësinë e tij që tashmë ndodhet në Kosovë për të raportuar mbi rezultatet preliminare të nivelit të përgatitjeve, duke e vlerësuar si shumë të
rëndësishëm rolin e ministres Tahiri dhe Ministrisë që ajo drejton dhe rolin e Qeverisë në këtë proces. “Shumë nga punët përgatitore janë në nivel të avancuar, sikurse edhe shumë nga elementet teknike, siç janë pyetësorët, udhëzuesit për numërim, trajnimet, aspekti i teknologjisë informative etj”, tha Everaers, i cili ka shprehur gjithashtu vlerësimin e tij për ligjet që kanë bëjnë me Regjistrimin e popullsisë dhe Statistikat, të hartuara në vijë me rekomandimet dhe standardet ndërkombëtar, duke e konsideruar si të domosdoshëm miratimin e tyre sa më të shpejt.

Gjithashtu, drejtori i EUROSTAT-it, njëherësh kryesues i IMO-së ka theksuar si shumë të rëndësishëm zbatimin e planeve të komunikimit dhe shtrirjen e gjithmbarshme të informacionit, duke e konsideruar si element esencial në suksesin e Regjistrimit. “Bazuar në veprimet deritanishme dhe planet e detajuar, IMO është optimist se nëse ESK do të bëjë progresin e kërkuar, këto plane do të kontribuojnë në pjesëmarrjen e të gjitha grupeve të popullsisë në Regjistrim”.

Ky mision vlerësues bëhet 6 muaj para datës së planifikuar të regjistrimit, për të përcaktuar nivelin e përgatitjeve përfundimtare. Raporti zyrtar i këtij vlerësimi do t’ju dërgohet autoriteteve te Kosovës për 3-4 javë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)