28 Mars 2024

Filloi Konferenca Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur

Prishtinë, 24 mars - “Hulumtimet e varrezave masive: Të rejat e Antropologjisë fizike”, si dhe “Sigurimi i kualitetit të proceseve identifikuese përmes ADN”, kanë qenë temat për të cilat është diskutuar të mërkurën ditën e parë të Konferencës Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, e cila ka për qëllim sensibilizimin e opinionit shkencorë ndërkombëtarë për çështjen e të pagjeturve.


Në ditën e dytë do të ligjërohet për temën, “Aspektet humanitare të çështjes së personave të pagjetur”, ku do të mbajë fjalim edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi. 


Konferenca do të zgjasë tre ditë dhe pjesëmarrësit do të nxjerrin konkluzionet përfundimtare. 


Konferenca ndërkombëtare për persona të pagjetur organizohet nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, nën patronatin e Zyrës së Presidentit dhe sponsorohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.


Me organizimin e kësaj konference, Kosova do të bëhet anëtare e Akademisë Mesdhetare të Shkencave Forenzike, me një përfaqësues në bordin e saj. 


Konferenca Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, e cila po të mbahet për të parën herë në Kosovë, organizohet nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, nën patronatin e Zyrës së Presidentit dhe sponzorohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)