24 Prill 2024

Festohet Beteja humbur e Kosovës

Prishtinë, 28 qershor - Serbët sot shënojnë Betejën e vitit 1389. Në betejën e njohur si Lufta e Kosovës më 1389 koalicioni ballkanik pësoi disfatë kundër ushtrisë osmane, që drejtohej nga sulltan Murati, duke e shndërruar këtë ditë në mit të kujtesës së viktimizimit.

Sot, serbët sërish kujtojnë e festojnë këtë datë. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë këtë ngjarje e shënon në Graçanicë e Gazimestan. Ndërsa, në Graçanicë patriku serb Irinej, i ndjekur nga peshkopi Rashkë-Prizren, Teodosije, kanë nisur një liturgji. Nga ora 13 serbët do të grumbullohen te përmendorja, siç e kanë cilësuar ata të Trimave të Kosovës, ku pritet si zakonisht të manifestohet nacionalizmi e shovinizmi serb, dhe aspiratat për të rikthyer Kosovën brenda Serbisë. Pritet që këtu të arrijnë jo vetëm serbë me origjinë nga Kosova, por edhe nga të gjitha hapësirat serbe. Ndër zyrtarë mediet përmendin ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.

Njëzetedy vjet më parë kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, paralajmëroi në Gazimestan gjithë atë gjakderdhje që do të ndodhte në vitet në vijim në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në kërkim të realizimit të mitit serb të ushqyer 600 vjet rresht.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar masa të shtuara që kjo festë serbe të kalojë pa incidente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)