23 Prill 2024

FER kundër ndryshimit të ligjit për zgjedhjet

Prishtinë, 25 tetor - Dy anëtarët e partisë më të re, Fryma E Re, (FER), Qëndrim Gashi dhe Ilir Deda, në një konference për media, prezentuan qëndrimin e FER-it në lidhje me procedurën e miratimit të ligjit të zgjedhjeve të përgjithshme.

 

FER  pozicionohet kundër miratimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit të zgjedhjeve të përgjithshme kanë bërë të ditur zyrtarët e kësaj partie sot në një konferencë për media.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet ta shqyrtojë këtë javë Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Ky është ligj i rëndësisë jetike për funksionimin e shtetit demokratik. Nga zgjedhjet buron legjitimiteti i institucioneve shtetërore”, tha Deda.

“Ajo që e shohim qe një kohë, kur një ligj i rëndësisë më të lartë dëshirohet të kalohet me procedurë tejet të përshpejtuar, nuk përkon me praktikat e shteteve demokratike. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për praktika, por për procedura konkrete dhe burime njrëzore që kërkojnë kohë për t’u përgatitur”, u shpreh ai.

Sipas Dedës kjo dëshmon për mungesë vizioni të politikës së vjetër.

“Në fakt, në Kosovë ekziston një ligj zgjedhor i miratuar nga po ky Kuvend dhe tani po bëhen ndryshime për Ligjin zgjedhor shumë afër mbajtjes së zgjedhjeve, kur praktikë është që në vitin zgjedhor nuk bëhen ndryshime të tilla”, tha ai.

Sipas tij, kjo dëshmon për mungesë planifikimi të politikës së vjetër.
“Për më shumë, funksionimi i brendshëm jodemokratik i partive politike është transplantuar edhe në institucionet shtetërore, ku në vend të qytetarit, prioritet janë grupet e interesit. Kuvendi i Kosovës, fatkeqësisht, nuk e mban përgjegjës ekzekutivin”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)