31 Korrik 2021

FER-i i bashkohet Vetëndosje!-s

Prishtinë, 30 mars - Partia Fryma e Re (FER) sot zyrtarisht iu bashkohet Lëvizjes “Vetëvendosje”. Vendim u bë publik nga udhëheqësit e dy subjekteve politike ai i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, dhe Shpend Ahmeti nga FER.

Ata kanë thënë së situata e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend, dhe posaçërisht dinamika e ngjarjeve që nga 12 dhjetori kanë shfaqur nevojën e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike që për synim kanë ndryshimin rrënjësor aq shumë të nevojshëm për Kosovën.

\"Duke parë që e ardhmja e Kosovës është në rrezik, Vetëndosje! dhe FER kanë vendosur që të bashkohen për të ndalur këtë rrënim politik, ekonomik, e social.\"

Gjatë javëve në vijim, përmes aktiviteteve të përbashkëta anembanë Kosovës, kjo forcë do të shpalosë pjesë nga programi i përbashkët për ta bërë Kosovën shtet të pavarur, sovran, funksional, të zhvilluar dhe demokratik. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)