18 Qershor 2021

Feith uron presidentin dhe qeverinë e re

Prishtinë, 24 shkurt - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO) në Kosovë, Pieter Feith, njëherësh i dërgfuar i posacëm i BE-së, uroi presidentin dhe kryeministrin e ri të Kosovës pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

“I uroj presidentin Pacolli dhe kryeministrin Thaçi për zgjedhjen e tyre në këto poste të rëndësishme dhe me përgjegjësi. Unë u dëshiroj atyre çdo sukses në punën e tyre në shërbim të të gjithë popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e Feithit.

Sipas tij, presidenti dhe kryeministri kanë role shumë të rëndësishme në udhëheqjen e zhvillimit të Kosovës në të ardhmen, duke përfshirë progresin e mëtejmë në perspektivën e saj drejt BE-së.

“Ata duhet t’i bashkojnë njerëzit. Ata duhet të nxjerrin më të mirën nga energjia dhe aftësia të cilën padyshim e ka populli i Kosovës me qëllim të ndërtimit të një Kosove demokratike dhe shumetnike që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo do të ndihmojë në angazhimin për të siguruar më shumë njohje.\"

\"Unë po ashtu pres nga udhëheqësit e rinj dhe nga e gjithë Qeveria që të ndjekin rrugën e reformave të parashtruara në Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit dhe që janë aq të nevojshme për Kosovën. Më kryesoret në mesin e këtyre reformave janë kompletimi i decentralizimit në tërë Kosovën, përfshirë këtu themelimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut, mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të trashëgimisë kulturore, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe vazhdimin e reformës zgjedhore. Meqë kohëve të fundit Kosova ka përjetuar disa kthime prapa dhe po ballafaqohet me sfida të mëdha, duhet të bëhet punë jetike për përmirësimin e reputacionit të Kosovës”, thuhet në urim.

Po ashtu, Feith ka thënë se në adresimin e këtyre çështjeve të ngutshme, i siguron presidentin dhe kryeministrin se do ta kenë këshillën dhe mbështetjen e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)