18 Prill 2024

Feith: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 31 mars - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith,  i ka bërë thirrje aktorëve politikë në vend që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një komunikate ai ka theksuar se dhe deputetët që e çuan çështjen në Kushtetuese tani e kanë detyrim moral e politik që të jenë pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që ta respektojnë këtë Aktgjykim. Është qenësore për funksionimin e duhur të një demokracie që institucionet e saj vetë t’i nënshtrohen sundimit të ligjit."

"Unë vërej se Gjykata u ka tërhequr vëmendjën e posaçme ndaj detyrës të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur që të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit, si pasqyrim i obligimit të tyre ndaj njerëzve që i kanë zgjedhur ata", ka deklaruar Feith.   

“Unë besoj se ata deputetë që kanë kërkuar opinionin e Gjykatës lidhur me punimet e 22 shkurtit 2011 kanë obligim të veçantë politik dhe moral që ta respektojnë Aktgjykimin që pasoi, dhe shpresoj se ata do ta përmbushin detyrën e tyre, të përshkruar nga Gjykata, ndaj njerëzve që i kanë zgjedhur ata  duke marrë pjesë në Kuvend në mënyrë që të lejojnë funksionimin e duhur të institucioneve të Kosovë. Po ashtu shpresoj se zyrtarët e Kuvendit do të sigurojnë një proces të rregullt, dinjitoz dhe legjitim në Kuvend.

Feith thekson se këtë qëndrim ndajnë dhe përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)