23 Prill 2024

Feith: marrëveshjet janë në interes të gjithë qytetarëve

Prishtinë, 3 korrik - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith ka deklaruar se marrëveshjet e arritura mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, na japin shpresë se dialogu në të ardhmen do të përfshijë edhe fusha të tjera.

"Unë i mirëpres këto marrëveshje mes dy vendeve dhe përgëzoj negociatorët për qasjen e tyre të duruar dhe konstruktive", ka theksuar ai.


Sipas tij këto rezultate na japin shpresë se dialogu në të ardhmen do të përfshijë edhe fusha të tjera dhe do të vazhdojë të ofrojë përfitime vërtet praktike për qytetarët.

"Kjo do të ndihmojë në krijimin e një modeli të angazhimit të respektueshëm fqinjësor, në promovimin e bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe në avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë", ka pohuar ai.

“Ne presim implementimin në kohë të këtyre marrëveshjeve në mënyrë që të forcohet më tej besimi.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)