29 Mars 2024

Fatmir Sejdiu kërkon rikthimin në krye të LDK-së

Prishtinë, 20 gusht - Ish -kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish – kryetari i i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, është duke punuar intensivisht që ta përgatisë terrenin për ta rimarrë postin e të parit në partinë që kishte drejtuar deri nën nëntor të vitit të kaluar, shkruan sot “Zëri”.

Njëri nga deputetët e LDK-së në kushte anonimiteti i ak thënë kësaj gazete se Sejdiu aktualisht është duke punuar me intensitet të shtuar, gjë e cila më së miri vërehet tek dega e Gjakovës.

“Sipas informatave që kam unë, Fatmir Sejdiu është duke bërë shumë punë. Përveç degës në Gjakovë, ai është duke punuar edhe me degë tjera”, ka thënë ky burim për të shtuar se ai është duke u takuar edhe me kryetarë të degëve dhe se kryetari Mustafa “është bunkerizuar në raport me anëtarët e partisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)