19 Prill 2024

Fajon porositë për plotësim të kushteve për liberalizim të vizave

Prishtinë, 21 tetor  -  Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se së bashku me kolegët e saj nga Parlamenti Europian do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kosovën në procesin e integrimit evropian. Por ajo theksoi se është me rëndësi që fokusi i angazhimit të institucioneve të vendit të jetë në implementimin e standardeve për këtë proces. Këto komente Fajon i bëri gjatë takimit që pati me ministrin e Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj.

Beqaj tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Komisionit Europian për të marr strategjinë për liberalizimin e vizave dhe se pas marrjes së saj ka shumë detyra dhe obligime të cilat duhet të plotësohen.

Duke vlerësuar lartë kontributin dhe përcaktimin e zonjës Fajon që të ndihmoj proceset integruese të Kosovës në UE, ministri Beqaj ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ti kryejnë obligimet dhe ti përmbushin kriteret e parapara për ketë proces.

Ministri Beqaj gjithashtu ka theksuar se çështja e marrjes së strategjisë është çështje e javësh dhe se është i bindur se nuk do të ketë  shtyrje të mëtejme të këtij procesi.  




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)