29 Mars 2024

Evropa është e vetmja ide e madhe

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një instrument i mirë për ndërtimin e besimit ndërmjet të dyja elitave politike dhe të dy popujve, me qëllim të ikjes së konfliktit dhe shikimit kah e ardhmja.

“Dialogu tenton të përmirësojë jetët e njerëzve, bashkëpunimin regjional si dhe perspektivën evropiane të të dyja vendeve. Në ndërkohë, është një instrument i mirë për ndërtimin e besimit ndërmjet të dyja elitave politike dhe të dy popujve, me qëllim të ikjes së konfliktit dhe shikimit kah e ardhmja”, ka thënë ministri në një intervistë për Deutsche Welle.

Sipas tij, Prishtina do të punojë për paqe, stabilitet dhe siguri në regjion në mënyrë që të përmbushet një nga qëllimet e saj, e që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Hoxhaj ka thënë se çështja e kufijve, territorit dhe sovranitetit në territorin e të dikurshmes Jugosllavi, është e zgjidhur njëherë e përgjithmonë me krijimin e shtatë shteteve.

“Sot nuk është koha për tregime të reja mbi ide të mëdha nacionale. E vetmja ide e madhe të cilën të gjithë popujt e Ballkanit duhet ta kenë, është Evropa”, ka shtuar Hoxhaj.

Ministri ka thënë se Kosova sot është një shtet shumetnik i ndërtuar mbi themelet qytetare e jo të përkatësisë kombëtare, qëllimi i së cilës është jeta e qëndrueshme dhe e sigurt në Bashkimin Evropian.

“Nganjëherë autoritetet nënvlerësojnë mundësitë e tyre afatshkurta, ndërsa i mbivlerësojnë ato afatgjata. Mendoj se duhet të fokusohemi në atë që dëshirojmë të arrijmë në disa vjetët e ardhshëm. Të themi, për Qeverinë e Kosovës është shumë e rëndësishme që për vjetët e ardhshëm, qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes pa viza, të cilën gjë veç e kanë vendet e tjera të regjionit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)