28 Mars 2024

EULEX në pritje të përgjigjes nga Kuvendi

Prishtinë, 15 korrik - EULEX, është duke pritur përgjigje nga ana e Kuvendit në lidhje me çështjen e imunitetit të deputetëve kosovarë. Në një deklaratë për RTK-në, zëvëndës shefi i EULEX-it, Andy Sparks tha se nuk kanë marrë përgjigje përfundimtare nga Kuvendi.

”Nuk dua që tani të paraqes ndonjë qëndrim të EULEX-it pa marrë përgjigje zyrtare nga kryetari i Kuvendit. Ai u ka thënë mediave se kerkesa e EULEX-it nuk është kushtetuese e as ligjore. Nëse me të vërtetë ky është qëndrimi i tij atëherë nuk mund ta gjykoj si të drejtë, por unë preferoj që të presim dhe të shohim se çfarë do të jetë përgjigjja e tij”, tha Sparks.


Numri dy i EULEX-it vazhdon të insistoj se Gjykata Kushtetuese duhet të qartësoj çështjen e imunitetit të deputetëve por pasi Kuvendi të nxjerë një rezolutë për këtë çështje. Ai tha se EULEX-i mund të ndërmarë hapa të tjerë nëse Kuvend nuk e bënë një gjë të tillë.


”Ne do të veprojmë hap pas hapi dhe do të shohim se ku do të arrijmë. Por jam i mendimit se populli i Kosovës nuk dëshiron të shoh një situatë ku njerëzit kanë imunitet nga arrestimi, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Sipas pikëpamjes time do të ishe sinjal i mirë për rendin dhe ligjin që kjo çështje të sqarohet.


Siç e kemi thënë edhe në letër ne besojmë se çështja duhet sqaruar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse Kuvendi nuk i adresohet Gjykatës mbetet të shihet se cfarë do të ndodh”, tha Sparks.


Sparks nuk ka dashur të komentoj kur është pyetur nëse Kuvendi i Kosovës po shëndrrohet në pengesë për përmbushjen e misionit të EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)