29 Mars 2024

EULEX-i nuk i njeh zgjedhjet serbe në veri, UNMIK-u neutral

Prishtinë, 23 maj - Përfaqësues të EULEX-it, kanë bërë të ditur se misioni i BE-së, nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve serbe në veri, të parapara të mbahen më 30 maj.

Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes ka thënë se misioni i BE-së nuk i njeh zgjedhjet e strukturave paralele e as rezultatin që do e prodhojnë ato.

Ndërkaq përfaqësues të UNMIK-ut, kanë thënë se qëndrimi i misionit të OKB-së, përballë zgjedhjeve serbe do jetë neutral.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)