19 Prill 2024

EULEX do të vazhdoi luftën ndaj korrupsionit dhe krimit

Prishtinë, 15 tetor - Shefi i ri i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dha porosi se do të vazhdoi lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisht që është ndërruar shefi. Marnhac këto komente i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me Ushtruesin e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Xavier Bout de Marnhac tha se e sigurova kryetarin për përkushtimin e EULEX-it për të bashkëpunuar sa më shumë. “Unë do të bashkëpunoj me institucionet e Kosovës, në mënyrë që, siç ka bërë edhe paraardhësi im, ta promovojmë sundimin e ligjit dhe që sundimi i ligjit të konsolidohet sa më shumë që të jetë e mundur këtu në Kosovë”,  tha de Marnhac.

Krasniqi tha se de Marnhac  ka ardhur në një kohë të re dhe mjaft të rëndësishme në Kosovë. 


“Në kohën kur EULEX-i në një formë ka ndryshuar edhe statusin e tij për faktin se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka bërë që EULEX-i të mos jetë neutral ndaj statusit, ka ardhur në një kohë kur jemi duke u organizuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, në kohën kur edhe përfaqësuesit serbë të Beogradit po u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e ri të Republikës së Kosovës”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)