29 Mars 2024

Escobar e Lajçak, në përpjekje për shmangien e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 24 gusht - I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, thanë sot se po bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale dhe targave të makinave, që do të shmangte tensionet në terren.

Ata i bënë këto komente pas takimeve në Prishtinë me udhëheqësit e Kosovës, para se të shkojnë në Beograd, në një përpjekje për të siguruar marrëveshje mes palëve.

“Ne jemi këtu që të sigurohemi që asgjë e keqe nuk do të ndodhë”, tha zoti Lajçak duke mos dashur të jap hollësi lidhur me propozimet e mundshme për zgjidhjen e çështjes.

“Mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobarin, së pari për të treguar unitetin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, që është i plotë dhe po punojmë së bashku kur vjen puna te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe e dyta faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që kemi parë në terren më 31 korrik dhe presimqë ne të gjithë së bashku, negociatorët por edhe udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht dhe për këtë jemi këtu”, tha zoti Lajçak.

“Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t'u siguruar që të gjitha dëshirat e mira dhe ai optimizëm të shndërrohen në një propozim konkret”, tha zoti Escobar duke nënvizuar se vizita e tij paraqet mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Unë jam këtu për të mbështetur në fakt Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira...unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte vërtet për të treguar mbështetje të plotë për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha zoti Escobar.

 Escobar dhe Lajçak u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në vazhdën e përpjekjeve për të shënuar përparim drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tensionet në terren, të cilat pasuan reagimet serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës.

Beogradi zbaton masa te njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi gjatë 10 viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)