31 Korrik 2021

Enver Hasani mund të jetë ushtrues detyre i presidentit

Prishtinë, 30 mars - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani pritet që të emërohet në ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës.
 
Hasani do të emërohet në këtë detyrë duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, në të cilën nënvizohet se pas kryetarit të Parlamentit, detyrën e ushtruesit të presidentit mund ta kryejë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë rast sipas medieve, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, do të anashkalohet kësaj radhe, për shkak se edhe ai është përfshirë në lëshimet e bëra procedurale dhe ligjore lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri Behgjet Pacolli.

Lidhur me krizën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit, në Prishtinë janë zhvilluar takime intensive midis krerëve të institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj situate të re të krizës institucionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)