23 Prill 2024

Enciklopedia kosovare përmbysë enciklopedinë maqedonase

Prishtinë, 1 korrik - Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi i këshilloi akademikët që të mos ndjekin rrugën e disa akademive fqinje, që me përbuzje flasin për kombin tonë, por të shikojnë vetëm të vërtetën.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka reaguar  botuar  një monografi për Kosovën në të cilën janë përfshirë fushat më të rëndësishme të njohurive për Kosovën: nga gjeografia, historia, zhvillimet politiko-juridike, ekonomia, arsimi dhe shkenca, shëndetësia dhe kultura.

Përmbajtja e kësaj monografie e cila është e bazuar një fakte mirë të vërtetuara dhe argumentuara demanton enciklopedinë maqedonase e cila shqiptarët i paraqiste si njerëz të ardhur nga malet, raporton agjencia e lajmeve INA. Ky dokument flet për prejardhjen e vërtetë të shqiptarëve, të cilën akademikët sllav në përgjithësi duan ta shtrembërojnë.

Libri, për hartimin e të cilit kanë punuar 56 autorë, u përurua të enjten në sallën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku të pranishëm, përpos akademikëve dhe njerëzve të shkencës dhe të dijes, qenë edhe politikanë, deputetë dhe ministra, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi i këshilloi akademikët që të mos ndjekin rrugën e disa akademive fqinje, që me përbuzje flasin për kombin tonë, por të shikojnë vetëm të vërtetën.

“Ne mendojmë se nuk duhet të shkojmë asaj rruge. Ne duhet të shikojmë të vërtetën për vendin tonë, të vërtetën për popullin tonë, të vërtetën për historinë e kombit tonë. Dhe më këtë punë ne duhet t’i përmbysim ato qëndrime antishkencore që janë thënë në të kaluarën e mund të thuhen edhe sot për popullin tonë dhe për vendin tonë”, tha Krasniqi.

Akademia e Maqedonisë kohë më parë  publikoi një enciklopedi ku në pjesën për shqiptarët kishte përdorur termat \"arbanasi\", \"arnautë\", \"shiptari\" me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet.

Më tej thuhej se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.

Akademia e Kosovës thotë se shpërdorimi i Enciklopedisë për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)