19 Prill 2024

Emrat e rinj në kabinetin e Qeverisë Thaçi

Prishtinë, 22 shkurt - Ndërrime jo shumë të mëdha në momentet e fundit për emrat e ministrive të rinj.

Sipas PDK-se në vend të Vlora Çitakut që ishte propozuar për Ministre të Jashtme, tashmë është Enver Hoxhaj, ndërsa Çitaku do të drejtojë Ministrinë e Integrimeve. Kështu ka vendosur kryesia e PDK-së në mbledhjen e mëngjesit.

Përbërja e mundshme është si më poshtë:

Edita Tahirin, zëvendëskryeministre për Njohje dhe Politikë të Jashtme
Hajredin Kuçin, zëvendëskryeministër për Rend e Ligj
Bujar Bukoshi - zëvendëskryeministër për Zhvillim Ekonomik dhe Slobodan Petroviqin, zëvendëskryeministër për Kthim.
Po sipas “Klan Kosova”, Ramë Buja, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi
Ministër i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi
Ministër i Kthimit dhe Komuniteteve, Sasha Rashiq
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi
Ministër për Infrastrukturë, Fehmi Mujota
Ministër për Kulturë, Rini dhe Sport, Memli Krasniqi
Ministër i Pushtetit Lokal, Mahir Yagcilar
Ministër i Administratës Publike, Nenad Rashiq
Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Ministër i Ekonomisë, Besim Beqaj
Ministër i Financave, Bedri Hamza
Ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani
Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)