20 Prill 2024

Emiratet e Bashkuara të gatshme të ndihmojnë MAP-in

Prishtinë, 20 tetor - Zëvendësministri i MAP-it, z  Amir Ahmeti, priti një delegacion nga qeveria e Dubait të kryesuar nga dr. Umer El Hatib. Me këtë rast z  Ahmeti njoftoi delegacionin për veprimtarinë e MAP-it.

Ndërsa, dr. El Hatib premtoi përkrahjen e Qeverisë së Dubait për Kosovën, por edhe për MAP-in, në fushën e qeverisjes elektronike, fusheveprimtari kjo mjaft e avancuar nga qeveria e Dubait . Të dy palët u dakorduan për ndërmarrjen e hapave për të koordinuar takime të ndërsjellta ndërmjet dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)