27 Prill 2024

Edhe Nigeria premton të na njohë

Nigeri, 16 gusht - Në kuadër të turneut lobues në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas vizitës në shtetin e Malit, ka vazhduar aktivitetin lobues në Republikën Federale të Nigerisë, në kryeqytetin Abuja.

Gjatë kësaj vizite, e cila është e dyta brenda një periudhe të shkurtër kohore, Pacolli ka takuar udhëheqës të lartë shtetëror të këtij shteti, të cilëve u ka ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

Edhe nga shteti i Nigerisë, Pacolli ka marrë përkrahje dhe garanci se njohja e Kosovës do të shqyrtohet me seriozitet në një periudhë të shkurtër kohore, thuhet në një komunikatë për medie.

Pas Nigerisë, zëvendëskryeministri Pacolli, ka udhëtuar për në Çad, në kryeqytetin e këtij shteti N’Djamena, ku ka takuar personalitete të larta shtetërore.

Turneu lobues i zëvendëskryeministrit Pacolli, për shtimin e numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me vizitat nëpër disa shtete të Afrikës Perëndimore. Nesër dhe pasnesër zëvendëskryeministri Pacolli do të vizitojë Republikën Federale të Togos, Republikën e Beninit, dhe Republikën e Kongos, bëhet e ditur më tej në komunikatë

Zëvendëskryeministri Pacolli, siç theksohet më tej, ka shfaqur besimin e tij se kjo javë është javë e njohjeve për shtetin e Kosovës nga kontinenti afrikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)