24 Prill 2024

Deputetet, thirrje partive që të tejkalojnë dallimet partiake

Prishtinë, 6 prill - Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, sot u mbajt një mbledhje e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Flora Brovina. Nga mbledhja u dha një deklaratë, në të cilën thuhet:

“Deputetet e Kuvendit të Kosovës po ndjekin me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit të skenën politike të Kosovës. Konstatojmë se këto zhvillime, karakterizohen nga ngërçi politik dhe degradimi i parimeve themelore për të cilat kemi marrë votën e qytetarëve.\"

Këto probleme që janë krijuar së fundi sipas deputeteve kanë si shkak themelor vënien e interesave partiake, dhe për më keq, të atyre personale mbi interesat e vendit.

Prandaj, \"ne si përfaqësuese të popullit i bëjmë thirrje krerëve të partive politike që të tejkalojnë dallimet partiake dhe të shprehin vetëdije më të lartë shtet formuese.\"

Krizat, të cilësdo natyre qofshin ato, nuk janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të këtij vendi.

Është koha sipas tyre të dëshmohet pjekuri politike dhe mbi të gjitha të punohet për të përmbushur aspiratat demokratike, për të cilat kemi marrë besimin.

Deputetet e Kuvendit të Kosovës  reagojnë gjithashtu në lidhje me arrestimet dhe përndjekjet e ish-ushtarëve të UÇK-së, përndjekje të cilat kanë prapavijë politike me qëllim të diskreditimit të vlerave të Luftës Çlirimtare.

Këta ushtarë luftuan për të mbrojtur pragun e shtëpisë, fëmijët dhe familjet tona  nga pushtuesi serb, nga dhuna e të cilit mbetën 15 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur e qindra mijëra shtëpi të shkatërruara.  Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe pikërisht për këtë arsye edhe NATO-ja  ndërmori aksionin ushtarak.

Prandaj, i bëjmë thirrje EULEX-it që të punojë në ndëshkimin e kriminelëve të vërtetë të luftës, që shkaktuan dhjetëra mijëra viktima në Kosovë”, theksohet në deklaratën e  Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)