20 Prill 2024

Dell: Kryeparlamentari Krasniqi po sfidon komunitetin ndërkombëtar

Prishtinë, 13 korrik - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Cristofer Dell reagoi ashpër ndaj refuzimit të krye parlamentarit Jakup Krasniqi për të kërkuar heqjen e imunitetit të disa deputetëve që janë nën hetime.

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori Dell tha se me këtë qëndrim, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, “ka zgjedhur të sfidojë komunitetin ndërkombëtar, të sfidojë miqtë më të mirë të Kosovës në emër të mbrojtjes së një apo dy miqve të tij”.

Ai tha se përderisa Krasniqi “nuk dëshmon ndjenjë më të lartë të përgjegjesisë për të zgjidhur shumë probleme që ka pasur deri tash, do të jetë e pamundur për Shtetet e Bashkuara që të vazhdojnë të punojnë me të si partner”.

Dje, kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, paraqiti para anëtarëve të Kryesisë përgjigjen që i ka kthyer shefit të EULEX-it, Ksavier Bu dë Marnjak, i cili kërkonte heqjen e imunitetit të deputetëve nën hetime.

Ndërkohë kabineti i kryeparlamentarit Krasniqi ka thënë se nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk iu ka dërguar letër EULEX-it, në mbledhje është prezantuar vetëm një letër- draft, i cili ka qenë vetëm për Kryesinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)