29 Mars 2024

Dell: AAK dhe Haradinaj fajtor pse Pacolli u bë president

Prishtinë, 26 shkurt - Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka mohuar të ketë pasur rol në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
 
Në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ai tha se Behgjet Pacolli ndodhet në këtë post, pasi AAK nuk pranoi t’i bashkohej koalicionit qeverisës me PDK-në.

"Mendoj se personi që mbase është më përgjegjësi pse Behxhet Pacolli është president sot, është duke ndenjur në qelinë e burgut në Hagë", ka thënë Dell.

Fakti që AAK-ja për arsye të veta zgjodhi të mos i bashkohet koalicionit qeverisës, sipas tij e bëri pothuajse të pashmangshme që president u bë Behxhet Pacolli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)