29 Mars 2024

Delegacioni parlamentar nga Holanda viziton Kosovën

Prishtinë, 9 maj - Nga data 10 deri më 12 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë një delegacion i Holandës, i kryesuar nga Znj. Gerda Verburg (CDA), kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane.

Delegacioni parlamentar holandez, gjatë kësaj vizite,  do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ndërkaq takime të veçanta do të ketë edhe me  Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian dhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Në përbërje të delegacionit holandez janë edhe: Harry van Bommel (SP), zëvendës kryetar, si dhe anëtarët e komnisionit: Louis Bontes (PVV), Henk Jan Ormel (CDA), Han ten Broeke (VVD), Gerard Schouë (D66), Pierre Heijnen (PVDA). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)