19 Prill 2024

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese për vizitë zyrtare në Ankara

Prishtinë, 26 prill - Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i përbërë nga kryetarja e Gjykatës, znj. Gresa Caka-Nimani dhe zëvendëskryetari i Gjykatës, z. Bajram Ljatifi, po qëndron për vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë. 

Kryetarja Caka-Nimani dhe zëvendëskryetari Ljatifi po qëndrojnë në kryeqytetin turk me ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e kremtimit të përvjetorit të 60-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, si dhe në Simpoziumin ndërkombëtar dyditor të organizuar me këtë rast, në temën: “Interpretimi i Kushtetutës në Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore”.

Gjatë qëndrimit në Ankara, kryetarja Caka-Nimani dhe zëvendëskryetari Ljatifi zhvilluan takime të ndara me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Zühtü Arslan dhe me zëvendëskryetarin e kësaj gjykate, z. Kadir Özkaya, ku temë e diskutimit të përbashkët ishin marrëdhëniet ndërmjet dy gjykatave kushtetuese, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)