04 Gusht 2021

Deklaratë e ambasadave të shteteve të Kuintit

Prishtinë, 10 mars - Kuinti ka parë raporte në mediume me burim individë të paemëruar të cilët pohojnë se i deklarojnë pikëpamjet apo qëndrimet e Qeverive të Kuintit.

Kuinti dëshiron të qartësojë në emër të vet - shteteve të veta - se ata nuk i kanë prezentuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, dëshmi apo të dhëna të inteligjencës lidhur me veprimet e supozuara korruptive të anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Kuinti poashtu dëshiron të qartësojë se nuk iu ka drejtuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, për të kërkuar ndërrime në Qeverinë e tij. Shtetet e Kuintit konsiderojnë se kjo është përgjegjësi e Kryeministrit dhe partnerëve të tij të koalicionit.

Shtetet e Kuintit ripohojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar me Qeverinë e zgjedhur të Kosovës për të avancuar interesat e shtetit dhe për të shtyer përpara qeverisjen e mirë.       

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)