04 Gusht 2021

De Michelis: Serbia një ditë duhet të njohë Kosovën

Romë, 28 shkurt - Ish-ministri i jashtëm italian, Gianni De Michelis ka thënë se Kosova do të jetë problem për Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ai tha se Beogradi, një ditë, do të duhet të njohë ekzistencën e Kosovës.

De Michelis i tha të përditshmes "Danas" se bashkëpunimi i Serbisë me Gjykatën e Hagës do të zgjidhet suksesshëm herët e a vonë.

"Kosova është një problem shumë i komplikuar. Është një situatë e pakthyeshme. Serbia do të duhet që një ditë ta njohë ekzistencën e Kosovës. Në të njëjtën kohë, shumë gabime janë bërë në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe ne tani na duhet ta gjejmë një zgjidhje që së paku pjesërisht do ta zgjidhë atë", tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)