26 Prill 2024

Daci vlerëson mbrapsht qeverinë Thaçi

Prishtinë, 27 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, parti kjo jashtëparlamentare, i ka kritikuar Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën. I ka kritikuar edhe partitë opozitare, të cilat ka thënë se nuk po dinë ta luajnë rolin që u takon. Daci nuk i sheh si liderë opozitarë as Isa Mustafën e as Albin Kurtin. Pa praninë e Ramush Haradinajt ka thënë se nuk ka opozitë.

Daci ka dhënë një përshtypje personale: se e gjithë radha e hapave që është dashur të bëhen në Kosovë për të mirë, janë kthyer për mbrapsht.

Sipas tij, Kosova është në një gjendje politike krejtësisht të pavolitshme. Akademik Daci ka thënë se Kosovës dhe shqiptarëve i duhet koncepti i LDD-së. “Përkrahja e shtetasve të Kosovës për institucionet e Kosovës është në pikën shumë kritike, shumë të ulët. Kështu nuk ka qenë asnjëherë”, ka thënë Daci për Epokën e re.

Lideri dardan i ka kritikuar edhe partitë opozitare parlamentare. “Vetëm shikoni paraqitjet e opozitës, nuk ka asnjë pikë tangjentë të përbashkët. Opozita është e shpërndarë. Mendoj se do të ishte krejt ndryshe po të ishte Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Daci.

Daci ka dhënë vlerësime të veçanta për punën e deritanishme të Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës. “Këto 100 ditë të Qeverisë Thaçi kanë qenë në ‘skia’”, ka thënë Daci.

Ndërkaq, për Kuvendin ka deklaruar se në asnjë seancë nuk ka treguar parlamentarizëm. “Sot në Kuvendin e Kosovës, pos fjalëve, të themi të ndyta, fjalëve fyese, nuk ka një segment që mund të thuash se në ndonjë seancë ka pasur parlamentarizëm apo edhe përmbajtje. Në mënyrën më të sinqertë po ju them se ky produkt i Kuvendit të Kosovës edhe 100 vjet po të zgjasë, 100 vjet vetëm teposhtë do të shkojë”, është shprehur Daci. Mendim po të njëjtë ka dhënë edhe për Presidencën, konkretisht për Atifete Jahjagën.

“Mendoj se zgjidhja e presidentes ka qenë e imponuar dhe e akceptueshme. Edhe kjo nuk po luan kurrfarë roli. Edhe rolin kushtetues që ka, ia kanë marrë zëvendëskryeministrat”, ka deklaruar Daci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)