19 Prill 2024

Daci: Pozita po sillet me arrogancë ndaj opozitës

Prishtinë, 29 korrik -  Kryetari I Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci priti sot në takim një ekip ekspertësh nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë  (UNDP) me të cilët bisedoi lidhur me aktivitetet e LDD në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast kryetari Daci ka theksuar se ka probleme të mëdha në mes të pozitës dhe opozitës në Parlamentin e Kosovës dhe tha se pozita po tregon arrogancë, e cila është shprehje e mungesës së dijes.

“Pozita mendon se vetëm ajo është pjese e shtetit. Komuniteti ndërkombëtar po I shtynë dhe po I mbështet pozitën dhe këta njerëz ne te gjitha proceset qe po ndodhin ne këtë vend. Ne Kosovë asgjë nuk po behet për ne dhe fëmijët tanë, sidomos jo për minoritetet dhe gratë. Unë mendoj qe duhet te kemi përgjegjësi ndaj qytetareve sepse prej tyre ne e marrim votën”, tha me këtë rast kryetari Daci.

Duke theksuar se LDD nuk është e forte në aspektin financiar, kryetari Daci tha se do të angazhohen që të kanë rezultate sa më të mira në zgjedhjet e ardhshme.

Nora Sahatçia, menaxhere e projektit e informoi kryetarin Daci për punën qe ka bere UNPD për këto dy vite dhe tha se me ndihmën dhe mbështetjen e Parlamenti do të bëjnë çmos për fuqizimin e Kuvendit të Kosovës.

Na takim i vlerësua se shoqëria civile ne Kosove është shume e ndjeshme dhe ka nevoje për mbështetje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)