04 Gusht 2021

Daci: Bandat po e dëmtojnë Kosovën

Prishtinë, 13 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë akademik Nexhat Daci i përcjellë nga bashkëpunëtorët e tij, u takua me strukturat e degeve të LDD-se për Ferizaj, Lipjan,Shtime, Kaqanik dhe Shterpcë.

Në ketë takim para të pranishmeve u paraqit nëprmjet një raporti, angazhimi dhe konsolidimi, si dhe shtrirja e strukturave te LDD-se nëpër komunat e lartëcekura, të cila u zotuan me ketë rast se angazhimi dhe puna do të vazhdoj edhe me tutje, nen koncpetin dhe udhëheqjën e kryetarit të LDD-së akademik Nexhat Daci.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, i cili u prit me duartokitje, tha së Kosova po rrezikohet nga bandat te cilat po demtojne fuqishem progresin e vendit. Ai po ashtu tha se qeverisja ne Kosove po i motivon keto banda, te cilat jane te lidhura me qeverisjen e vendit, per tu pasuruar bashkerisht dhe nepermjet kesaj forme per te mbajtur pushtetin ne vend.

Kryetari Daci po ashtu tha se, qytetari i vendit gjendet ne nje pozite te mjerueshme, ne nje pozite ne te cilen nuk ka qene kurr me keq, andaj nevojitet nje ndrim i kesaj udheheqje e cila kosoven po e kthen prapa me hapa te medhenje.

Akademik Daci po ashtu permendi edhe Raportin  departamentit amerikan te shtetit, i cili thot se niveli i korrupsionit eshte ne kulmin e saj, per qka kryetari i LDD-se fajesoj udheheqjen instituciuonale, e cila nuk po rreagon ndaj kesaj katastrofe dhe ketij stagnimi qe po i ndodh vendit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2021

- Bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)